Insajderi
Sport

Ylli i Spanjës tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Insajderi
04 September 2026 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ylli i Spanjës tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marcos Llorente ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar në moshën 31-vjeçare, duke i dhënë fund kështu kohës së tij me ekipin kombëtar të Spanjës.

Mesfushori i Atltico Madridit e konfirmoi vendimin e tij, duke pranuar se, ndërsa është i vetëdijshëm se është ende relativisht i ri, mendon se është momenti i duhur për t’u larguar nga detyrat ndërkombëtare.

“Kam vendosur t’i jap fund kohës sime me ekipin kombëtar spanjoll, pavarësisht se jam i vetëdijshëm se jam ende i ri”, ka thënë fillimisht Llorente.

31-vjeçari theksoi se vendimi ishte tërësisht personal dhe se e kishte menduar me kujdes përpara se ta merrte.

“Është një vendim personal, për të cilin e kam menduar me shumë kujdes dhe, mbi të gjitha, një vendim që vjen nga zemra”, shtoi ai.

Llorente shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mundësinë për të përfaqësuar Spanjën gjatë gjithë karrierës së tij ndërkombëtare.

“Ka qenë një nder të përfaqësoj vendin tim”, përfundoi lojtari i gjithanshëm i Atletico Madridit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark