Insajderi
Lajme

Incidenti në parking- Prokuroria nis hetime për tre persona, Besart Ahmeti hetohet për kanosje

Insajderi
07 September 2026 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incidenti në parking- Prokuroria nis hetime për tre persona, Besart Ahmeti hetohet për kanosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka filluar hetimin ndaj tre personave, përfshirë edhe komandatin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetin, për incidentin në parkingun e Prishtina Mallit.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj Ahmetit është iniciuar rast për kanosje, shkruan Insajderi.

“Personi me inicialet B.A., dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosja’ nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, deklaron prokuroria.

Më tej bëhet e ditur se E.M. dyshohet për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa A.A. dyshohet për sulm. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark