Insajderi
Lajme

Deputetja e LDK’së: Po ta kishte seriozisht për Bekim Sejdiun, Kurti do ta thirrte seancën brenda afatit që e kishte caktuar vetë

Insajderi
07 September 2026 - 14:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputetja e LDK’së: Po ta kishte seriozisht për Bekim Sejdiun, Kurti do ta thirrte seancën brenda afatit që e kishte caktuar vetë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për çështjen e presidentit.

Ajo ka thënë se Albin Kurti nuk e ka seriozisht zgjedhjen e Bekim Sejdiut si President.

Sipas saj, po të kishte seriozisht së paku do ta caktonte një seancë brenda afatit.

“Fakti që ka caktuar një afat të ri përtej afatit që ai ka determinuar, tregon sa i pavendosur ka qenë ai për kandidimin e Bekim Sejdiut, sepse po ta kishte seriozisht kandidaturën së paku do ta thirrte një seancë për afatin që ai e ka caktuar vetë. Kjo flet për mungesën e seriozitetit dhe mungesën e qëllimit real për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark