Insajderi
Lajme

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në stacion

Insajderi
08 September 2026 - 21:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në stacion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar të martën rreth orës 16:20, pasi kishte pranuar informacion se një person dyshohej se posedonte armë zjarri.

Njësitet policore, përfshirë hetuesit e Kaçanikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar të dyshuarin me inicialet M.M, shkruan Insajderi.

Gjatë kontaktit me policinë, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë, ndërsa zyrtarët policorë i kanë konfiskuar një pistoletë dhe një fishek që ndodhej në karikator.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa për rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

Sipas Policisë, prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas përfundimit të procedurave, 42-vjeçari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark