Insajderi
Lajme

Pllashniku me pulë, vezë e bar para Kuvendit: Do t’i qesim me ra ‘klluq’ deputetët

Insajderi
09 September 2026 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pllashniku me pulë, vezë e bar para Kuvendit: Do t’i qesim me ra ‘klluq’ deputetët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar edhe sot një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës.

Pllashniku është shfaqur para hyrjes së Kuvendit me një pulë dhe vezë, ndërsa në shkallët që shfrytëzohen nga deputetët për të hyrë në sallën e seancave ka vendosur bar.

Aksioni është zhvilluar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të nisë në orën 11:00.

Gjatë këtij aksioni, Pllashniku ka bërë edhe një deklaratë ironike ndaj deputetëve.

“Do t’i qesim me ra ‘klluq’ deputetët”, ka deklaruar ai.

Ajo çka bie në sy, është se në vezë ka shkruar emrat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Dejona Mihalit e Albulena Haxhiut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark