Insajderi
Lajme

Kurti kërkon votat për presidentin: Duhet t’i shmangim zgjedhjet e reja

Insajderi
09 September 2026 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti kërkon votat për presidentin: Duhet t’i shmangim zgjedhjet e reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka thënë se një marrëveshje politike ekziston, por sipas tij, ajo duhet të sigurojë edhe votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet të na sigurojë edhe numrat për presidentin, në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se vetëm konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk mjaftojnë për të shmangur zgjedhjet e reja, nëse nuk arrihet të zgjidhet edhe presidenti.

Sipas Kurtit, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvend.

Ai ka thënë se për kandidatin e përbashkët të propozuar nga Vetëvendosje e LDK, Bekim Sejdiu, nevojiten të gjithë deputetët e marrëveshjes politike, ose deputetë shtesë.

“Por meqë kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, ka deklaruar Kurti.

I pyetur për seancën që po mbahet jashtë afatit kushtetues, Kurti refuzoi të përgjigjet./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark