Insajderi
Lajme

Detaji që bie në sy: Abdixhiku e Osmanin nuk përshëndeten me Avdullah Hotin/FOTO

Insajderi
09 September 2026 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detaji që bie në sy: Abdixhiku e Osmanin nuk përshëndeten me Avdullah Hotin/FOTO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të nisë pas pak, ndërsa gjatë hyrjes së deputetëve në sallë është vërejtur një detaj mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga pamjet e kapura nga kamerat, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shihet duke u përshëndetur me Ukë Rugovën dhe Albena Reshitajn, në prani të deputetit Avdullah Hoti, por pa u përshëndetur me këtë të fundit.

Në të njëjtën mënyrë është parë duke vepruar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila nuk është përshëndetur me Hotin.

Ndërkohë, Hoti është përshëndetur me Reshitajn dhe më pas është parë duke biseduar edhe me punonjëse të Kuvendit, por jo me kryetarin e partisë së tij, Abdixhikun.

Përplasjet e fundit brenda LDK-së duket se po reflektohen edhe në raportet personale mes deputetëve.

Avdullah Hoti është pjesë e grupit që ka sfiduar qëndrimet e Abdixhikut për të ardhmen e partisë, ndërsa Vjosa Osmani është pozicionuar në krah të kryetarit të LDK-së./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark