Insajderi
Lajme

Deklarata skandaloze e Simiqit, Osmani: Nuk kam votë për nënkryetarin e Listës Serbe

Insajderi
09 September 2026 - 13:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deklarata skandaloze e Simiqit, Osmani: Nuk kam votë për nënkryetarin e Listës Serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do ta votojë Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit.

E pyetur se pse s’do ta votojë, ajo ka thënë se dihen arsyet pse.

“Jo natyrisht që jo, dihen arsyet pse’’, ka thënë Osmani.

Në seancën konstituive, Igor Simiq propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se propozimi bëhet në emër të komunitetit serb.

“Në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që e bëjnë shumicën e deputetëve serbë, e propozojmë Slavko Simiqin për nënkryetar”, ka deklaruar Igor Simiq në Kuvend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark