Insajderi
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual

Insajderi
09 September 2026 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni Policinë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark