Insajderi
Show

Ylli Limani i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK-në

Insajderi
09 September 2026 - 20:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ylli Limani i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari i njohur Ylli Limani i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një mesazhi publik, Limani ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë mesazhin:

“Më 12 shtator marshojmë për lirinë. Marshojmë për UÇK-në.”

Thirrja e tij i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen nga artistë, figura publike, organizata, klube sportive, bashkësi fetare, familje të dëshmorëve, veteranë, biznese dhe qytetarë nga mbarë Kosova, në prag të 12 shtatorit.

Marshi për Liri organizohet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe në mbrojtje të vlerave dhe historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark