Insajderi
Show

Aktorët e “Logjikonomisë” me thirrje për Marshin për Liri: Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre

Insajderi
09 September 2026 - 21:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktorët e “Logjikonomisë” me thirrje për Marshin për Liri: Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre aktorët e njohur të “Logjikonomisë”, Fisnik Ademi, Granit Uka dhe Agan Asllani, i janë bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një mesazhi të përbashkët, ata kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”, është mesazhi që aktorët kanë përcjellë në prag të marshit.

Thirrja e tyre i shtohet mbështetjes gjithnjë e më të gjerë nga artistë, figura publike, organizata, veteranë, familje të dëshmorëve, biznese dhe qytetarë nga mbarë Kosova.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark