Insajderi
Lajme

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Insajderi
10 September 2026 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës, me nëntë vota për dhe një kundër.

Kaçiu u zgjodh me 9 vota për dhe një kundër. Mandati i kryetarit do të jetë 5-vjeçar.

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të kryetarit të Gjykatës Administrative ka nisur në mbledhjen e sotme të KGJK-së, ku janë shqyrtuar kandidaturat dhe rezultatet e vlerësimit.

Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, ka bërë të ditur se për këtë pozitë në garë ishin Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi. Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, Kaçiu kishte arritur 74 pikë, duke kaluar pragun minimal prej 70 pikësh, raporton EO.

Ndërkaq, kandidatja Liridona Ajeti-Kajtazi nuk kishte arritur ta kalonte pragun minimal të përcaktuar prej 70 pikësh dhe, për këtë arsye, nuk ishte rekomanduar për procedim në votim. 

Bytyqi kishte propozuar që Kaçiu, pasi kishte kaluar pragun e përcaktuar, të procedohej për votim, ndërsa Ajeti-Kajtazi të mos rekomandohej.

Në votimin e zhvilluar më pas, KGJK-ja e ka zgjedhur Kaçiun në krye të Gjykatës Administrative me nëntë vota për dhe një kundër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark