Insajderi
Lajme

Lladrovci fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 Shtator: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi

Insajderi
10 September 2026 - 12:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lladrovci fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 Shtator: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rastin e “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në ora 14:00, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë mesazhin: “Të bashkuar me kërkesën për drejtësi”.

Në ftesën e tij, Lladrovci u është drejtuar familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, si dhe të gjithë qytetarëve, zonjave dhe zotërinjve, duke i ftuar për pjesëmarrje në këtë marsh.

Ftesa e Lladrovcit:

Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!

Familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së,

Qytetarë, zonja e zotërinj,

Ju ftoj të merrni pjesë në “Marshin për Liri”, më 12 shtator, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të bashkuar me kërkesën për drejtësi, në Shesh, do të theksojmë solidaritetin dhe riafirmojmë bindjen tonë të thellë me besim të plotë në pafajësinë e heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Bëhu pjesë e Marshit paqësor e dinjitoz!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark