Insajderi
Botë

Tërmet me magnitude deri 3.4 godit rajonin pranë Mannheim-it në Gjermani

Insajderi
10 September 2026 - 18:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmet me magnitude deri 3.4 godit rajonin pranë Mannheim-it në Gjermani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëkundje të tokës kanë tronditur pasditen e sotme rajonin në kufi mes shteteve federale Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) dhe Shërbimi Shtetëror i Tërmeteve në Baden-Württemberg, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.3 deri në 3.4 të shkallës Rihter, shkruan Bild, përcjell Insajderi.

Raportimet nga platforma “Erdbebennews” bëjnë me dije se, sipas vlerësimeve fillestare të Shërbimit të Tërmeteve Jugperëndim, epicentra e lëkundjeve ishte në zonën e komunës Worms.

Edhe pse analiza përfundimtare është ende në proces, lëkundjet janë ndjerë qartë në Worms dhe Mannheim, si dhe në disa rajone fqinje të fushës veriore të Oberrheinit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark