Insajderi
Lajme

Sadiku për rezultatet e PISA-s: Asnjë kërkimfalje, asnjë dorëheqje

Insajderi
10 September 2026 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sadiku për rezultatet e PISA-s: Asnjë kërkimfalje, asnjë dorëheqje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se pas publikimit të rezultateve në PISA nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria, duke kërkuar përgjegjësi për gjendjen në arsim.

“Asnjë reagim nga Qeveria për rezultatet e PISA-s. Asnjë kërkimfalje. Asnjë dorëheqje. Asnjë shkarkim. Asnjë përgjegjësi. E njëjta strategji si me katër të vdekurit në KEK: heshtje dhe vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, institucionet nuk po marrin përgjegjësi dhe nuk po i zgjidhin problemet.

“Nuk japin përgjegjësi. Nuk qeverisin. Nuk i zgjidhin problemet. Por për bllokim, manipulim e popullizëm i kanë 100 metoda. Për me qeverisë – ZERRO”, shkroi Sadiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark