Insajderi
Lajme

Gashi për presidentin: Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik

Insajderi
10 September 2026 - 20:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi për presidentin: Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Gashi ka thënë se presidenti duhet të jetë përfaqësues i Republikës, “ruajtës i aleancave, balancues i pushteteve, garantues i Kushtetutës dhe Komandant i Përgjithshëm”.

Sipas tij, Presidenca nuk duhet të përdoret si shpërblim politik, veçanërisht për vendime që, sipas tij, kanë cenuar këto parime.

“Presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik, aq më pak për vendime që kanë cenuar këto shtylla të demokracisë”, ka shkruar Gashi.

Ai ka deklaruar se përgjegjësia kryesore për gjetjen e një zgjidhjeje i takon fituesit të zgjedhjeve.

“Fituesi i zgjedhjeve ka përgjegjësinë më të madhe për ta gjetur zgjidhjen, jo për ta mbajtur vendin peng”, ka thënë ai.

Gashi ka bërë thirrje që partitë politike të ulen dhe të dakordohen për një kandidat që, sipas tij, i përfaqëson vlerat shtetërore dhe qëndron mbi interesat partiake.

“Të gjitha partitë duhet të ulen dhe të gjejnë një President që i përfaqëson këto vlera dhe qëndron mbi interesat partiake. Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik”, është shprehur Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark