Insajderi
Botë

Trump “korrigjon” veten: Lufta me Iranin mund të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit

Insajderi
11 September 2026 - 00:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump “korrigjon” veten: Lufta me Iranin mund të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të enjten se lufta me Iranin mund të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, një ditë pasi kishte parashikuar se ajo do të përfundonte menjëherë pas tyre.

“Nuk e di nëse ata do të jenë në gjendje të rezistojnë. Por kjo do të zgjidhet pas zgjedhjeve. Ose ndoshta më herët”, raportohet të ketë thënë Trump përmes telefonit për transmetuesin NewsNation, duke iu referuar presionit ekonomik në rritje të SHBA ndaj Iranit.

Trump gjithashtu ka mohuar raportimet se sulmet e fundit hakmarrëse të Iranit ndaj një baze amerikane në Jordani kanë dëmtuar avionët amerikanë në rajon. “Jo… Aspak. Asnjë dëmtim. Asgjë”, ka deklaruar ai.

Të mërkurën, Trump kishte thënë se lufta do të “përfundojë menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit.

“Besoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse ata nuk mund të rezistojnë më”, u tha ai gazetarëve para një udhëtimi në Dallas të Teksasit.

Komentet e tij bien ndesh me një raportim nga Wall Street Journal, të publikuar disa orë më vonë, sipas të cilit këshilltarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar privatisht se konflikti mund të vazhdojë gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij.

Lufta, e cila tani ka hyrë në muajin e shtatë, ka shkaktuar vdekjen e 18 pjesëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan dhe ka ngritur shqetësime lidhur me burimet ushtarake dhe pengesat në tregjet globale të energjisë.

Çmimi mesatar i benzinës në SHBA ishte 4,22 dollarë për gallon të mërkurën, nga 4,01 dollarë një muaj më parë dhe 3,19 dollarë një vit më parë, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilistëve (AAA).

Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për një zgjidhje të shpejtë, ndërsa ka mbështetur një fushatë më të gjerë ekonomike kundër Teheranit.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e ka përshkruar strategjinë, të quajtur operacioni “I Përjashtuari Ekonomik” (Operation Economic Outcast), si alternativë ndaj operacioneve të mëdha luftarake.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark