Insajderi
Lajme

Haxhiu thërret në konsultim shefat e grupeve para votimit të nënkryetarëve

Insajderi
11 September 2026 - 11:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu thërret në konsultim shefat e grupeve para votimit të nënkryetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur edhe sot në konsultim shefat e grupeve parlamentare para se të hidhet në votim zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan Insajderi.

Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve, moszgjedhja e të cilëve ishte bërë shkak për dështimin e konstituimit të Kuvendit në seancën e kaluar, pas zgjedhjes së Haxhiut kryetare të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën për nënkryetar, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, komunitetet joshumicë joserbe Emilja Rexhepin, ndërsa Lista Serbe Slavko Simiqin.

Pas propozimeve, Haxhiu kishte ftuar përfaqësuesit e partive për konsultim, por më pas kishte deklaruar se nuk kishte dakordim për mënyrën e votimit.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do t’i votojë nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark