Insajderi
Lajme

“Kjo tokë nuk falet” – miratohet projekti për Tulltoren, Rama: Prishtina përfiton mbi 50 milionë euro

Insajderi
11 September 2026 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kjo tokë nuk falet” – miratohet projekti për Tulltoren, Rama: Prishtina përfiton mbi 50 milionë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar projektin për transformimin e hapësirës së Tulltores në Qendër për Zhvillimin e Artit, Kulturës dhe Teknologjisë.

Rendi i ditës është miratuar me 31 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se përmes këtij projekti një hapësirë e pashfrytëzuar dhe e mbuluar me mbeturina do të shndërrohet në një qendër të re për art, kulturë dhe teknologji.

“Ky projekt votohet sot. Tulltoren, nga hapësirë e mbuluar me bërllog, e pazhvilluar, e pasigurt dhe pa funksion për qytetin, po e kthejmë në Qendër për Zhvillimin e Artit, Kulturës dhe Teknologjisë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, prona nuk do të kalojë në pronësi private, por do të mbetet pronë e Kryeqytetit dhe do të jepet në shfrytëzim për 50 vjet.

“Kjo tokë nuk falet. Toka mbetet pronë e Kryeqytetit. Jepet në shfrytëzim për 50 vjet për me u zhvillu dhe, për këtë shfrytëzim, Kryeqyteti përfiton 1 milion euro çdo vit. Për 50 vjet, mbi 50 milionë euro për Kryeqytetin”, tha Rama.

Rama tha se synimi është që hapësira e Tulltores të kthehet në një qendër me funksion për qytetarët dhe zhvillimin e kryeqytetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark