Insajderi
Lajme

Sadiku për Golën: Kontribuoi në bllokadë, kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së

Insajderi
11 September 2026 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sadiku për Golën: Kontribuoi në bllokadë, kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend.

Ai ka kritikuar deputetin e Vetëvendosjes, Ardian Golën, i cili u zgjodh nënkryetar i parlamentit sot.

Sadiku, në postimin e tij ka thënë se Gola, ‘’s’pati guximin dhe inegritetin’’ që të veprojë ndryshe nga direktivat e partisë.

“E kam pasë një respekt për Ardian Golën. Kam mendu që, në një grup me shumë njerëz të pakulturuar e të paarsimuar, ai përbënte një dallim. Kam shpresu që, sado pak, brenda VV-së ka ende njerëz që qëndrojnë stoikë përballë së keqes dhe që e vendosin arsyen para direktivës partiake. Sot, 101 deputetë votuam për Ardian Golën si nënkryetar të Kuvendit. Vetëm pesë minuta më vonë, po i njëjti Ardian Gola nuk votoi për kolegen e tij, Çitaku, duke kontribuar kështu në bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Dhe pikërisht këtu është zhgënjimi. Gola, si nënkryetar i sapozgjedhur, e di shumë mirë që kjo nuk ka kuptim. E di rolin e nënkryetarëve. E di çfarë po bëhet. E di edhe pasojën. Por, kur erdhi momenti me zgjedh mes arsyes dhe direktivës partiake, nuk pati guximin dhe integritetin me vepru ndryshe. Dija pa guxim nuk mjafton. As arsimimi pa integritet”, tha ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark