Insajderi
Lajme

Edi Rama: Farsa është në ditët e fundit, Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova

Insajderi
12 September 2026 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi Rama: Farsa është në ditët e fundit, Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se farsa e gjykimit në Hagë është në ditët e fundit dhe se mund të pritet gjithçka nga autorët e saj.

Kreu i qeverisë shqiptare megjithatë thotë se asksush s’do të mund t’ua marrë lirinë, duke cituar Hashim Thaçin.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark