Insajderi
Lajme

Vajza e Calit nën emocione: UÇK nuk ka qenë rastësi, por domosdoshmëri historike

Insajderi
12 September 2026 - 15:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vajza e Calit nën emocione: UÇK nuk ka qenë rastësi, por domosdoshmëri historike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Buna vajza e Sali Mustafës – Calit, ka emocionuar me fjalimin e saj në në kuadër të “Marshit për Liri”.

Ajo ka kërkuar që të zbardhet e vërteta.  

“Ditët po kalojnë, vitet po ndërrohen, mendjet po kthjellohen, por edhe e vërteta çdo ditë e më shumë po ndriçohet, se UÇK nuk ka qenë rastësi, por domosdoshmëri historike”, tha Buna, teksa u përfshi nga emocionet.

Tutje, ajo vazhdoi me fjalën e saj, duke thënë se UÇK-ja nuk terrorizoi asnjë civil, nuk dhunoi e as abuzoi me asnjë grua a fëmijë të përkatësisë tjetër.

“Prandaj, nderoi emblemën e vet. Përkundër regjimit fashist serb që na i shkaktoi mbi 13 mijë viktima civile, na i vrau e na i masakroi 1 mijë e 400 fëmijë, dhunoi dhe abuzoi seksualisht me 20 mijë nëna e motra tona. I zhdukur 1500 bashkëqytetarë, dhimbjen e të cilëve familjet e tyre nuk arritën të shuajnë kurrë. Kreu 400 masakra rrethekënd Kosovës. Krijuan varreza masive të shqiptarëve, që edhe sot po zbulohen”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark