Insajderi
Lajme

Aksident mes dy kamionëve të tonazhit të rëndë, raportohet për të lënduar

Insajderi
12 September 2026 - 19:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes dy kamionëve të tonazhit të rëndë, raportohet për të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku njoftohet të ketë ndodhur ditën e sotme, në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

‘’Ju njoftojmë se sot, më 12.09.2026, rreth orës 14:54, në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë, me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në automjete, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar’’, ka njoftuar Veseli


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark