Insajderi
Lajme

Vjosa Osmani flet për të ardhmen e saj: Do t’i futet garës për kryeministre?

Insajderi
12 September 2026 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjosa Osmani flet për të ardhmen e saj: Do t’i futet garës për kryeministre?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka folur për të ardhmen e saj politike, mundësinë për të marrë drejtimin e LDK-së, por edhe nëse do ta konsideronte postin e kryeministres së Kosovës.

E pyetur nëse drejtimi i LDK-së është ende pjesë e vizionit të saj afatgjatë apo nëse dëshiron t’i rikthehet mësimdhënies, Osmani tha se aktualisht nuk ka një përgjigje përfundimtare.

“Kjo është një pyetje për të cilën nuk kam një përgjigje tani për tani. Duhet ta pranoj, ka pasur kaq shumë raste në jetën time kur kam thënë: Në rregull, politika ka mbaruar për mua. Dua të kthehem te mësimdhënia e kaq. Ndoshta edhe ky është një nga ato momente, por pastaj gjërat thjesht mund të jenë kaq të paparashikueshme në politikën e Kosovës. Sepse kam parë kaq shumë nga këto situata, nuk mund të jap vërtet një përgjigje përfundimtare në këtë pikë. Do të varet nga shumë gjëra”, tha Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark