Insajderi
Lajme

Ferizaj: Gjendet i vdekur një person, dyshohet se kishte shenja dhune

Insajderi
13 September 2026 - 08:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferizaj: Gjendet i vdekur një person, dyshohet se kishte shenja dhune
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën mbrëma në Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 21:18, pas një informate për një vdekje të dyshimtë.

Në trupin e viktimës, mashkull, dyshohet se janë vërejtur shenja të dhunës fizike. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark