Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë në dyert e një shtëpie në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Insajderi
13 September 2026 - 09:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në dyert e një shtëpie në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Livoç të Ulët të Gjilanit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në dyert e shtëpisë së një personi.

Rasti ka ndodhur më 12 shtator, rreth orës 19:40.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas arrestimit të dyshuarit, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë të kalibrit 7.62 mm, një karikator, 93 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve / përdorimi i armës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark