Insajderi
Lajme

Dita e shpalljes së gjykimit, ambasada e SHBA’së lëshon një alarm për protesta

Insajderi
14 September 2026 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dita e shpalljes së gjykimit, ambasada e SHBA’së lëshon një alarm për protesta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka lëshuar një njoftim alarm për protesta në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK’së.

Në njoftim thuhet se disa organizata po planifikojnë protesta të mëdha në qendër të Prishtinës dhe qytete të tjera të Kosovës.

“Këto protesta mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe pengesa të rënda në trafik”, thuhet në njoftim.

Ambasada këshillon kufizimin e lëvizjeve përreth zonave të vendbanimit dhe të shmangen shkuarja në punë apo shkolla përmes zonave të prekura.

“Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të protestave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së pengesave në trafik”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark