Insajderi
Lajme

10 shkyçje ilegale në Prishtinë, ujësjellësi paralajmëron pasoja ligjore

Insajderi
14 September 2026 - 13:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
10 shkyçje ilegale në Prishtinë, ujësjellësi paralajmëron pasoja ligjore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka evidentuar 10 raste të shkyçjeve ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë ditës së djeshme.

Sipas KRU “Prishtina”, rastet janë identifikuar në tri zona të Prishtinës: “Malush Kosova”, “Muharrem Fejza” dhe Taukbahçe.

Inspektorët kanë ndërmarrë masat përkatëse ndaj rasteve të evidentuara.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit, duke theksuar se një veprim i tillë është i kundërligjshëm dhe mund të sjellë pasoja ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark