Insajderi
Lajme

Konteineri nga Brazili alarmon autoritetet, kapen 41 kg kokainë në Durrës

Insajderi
14 September 2026 - 14:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konteineri nga Brazili alarmon autoritetet, kapen 41 kg kokainë në Durrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër tentativë për të futur kokainë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit është goditur nga Policia. Brenda një muaji, autoritetet kanë zbuluar tre raste të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike përmes këtij porti.

Në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”, Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 2 milionë eurosh.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, gjatë hetimeve për një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, droga u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili, bazuar në dokumentacionin shoqërues, deklarohej se transportonte mish pule.

Kontrolli zbuloi 37 paketime me lëndë të dyshuar si kokainë, të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Sasia totale e sekuestruar ishte 41.35 kilogramë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirë origjinën dhe destinacionin e drogës, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shkruan Euronewsal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark