Insajderi
Lajme

Edi Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri

Insajderi
15 September 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

“Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë ahtëpisë së përbashkët evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi mes tjerash kryeministri Rama.

Duke uruar përparim të gjithanshëm të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama ftoi kryeministrin Kurti për vizitë në Republikën e Shqipërisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark