Insajderi
Botë

Ulen taksat mbi karburantet/ Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët

Insajderi
15 September 2026 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ulen taksat mbi karburantet/ Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Maqedonia e Veriut është vendi i fundit që ka ndërhyrë për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve.

Nga 15 deri më 28 shtator, qeveria ka ulur TVSH-në për karburantet nga 18 në 10 për qind, ndërsa vijon edhe lehtësimi i akcizës. Vetëm për naftën, efekti i masave përllogaritet në rreth 7 denarë për litër, duke shmangur një shtrenjtim të mëtejshëm për konsumatorët. Cmimi final shkon në 99 dinarë ose 1.48 euro.

Edhe Italia ka zgjatur deri më 17 shtator uljen e akcizës për naftën, me rreth 17 centë për litër. Masa synon të mbrojë familjet dhe bizneset nga rritja e fortë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Spanja po aplikon gjithashtu ulje të përkohshme të taksave për benzinën dhe naftën. Qiproja, ndërkohë, ka zgjatur deri më 30 nëntor lehtësimin fiskal prej 8,33 centësh për litër për të dyja llojet e karburanteve.

Masa mbështetëse janë marrë edhe në vende të tjera, përmes uljes së akcizës, rimbursimeve apo subvencioneve të drejtpërdrejta. Qeveritë e këtyre vendeve po përpiqen që një pjesë të kostos së krizës energjetike ta përballojnë përmes uljes së të ardhurave nga taksat, duke lehtësuar konsumatorët. Synimi është që shtrenjtimi i naftës të mos përkthehet menjëherë në rritje të kostos së transportit, ushqimeve dhe produkteve të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark