Ka marrë fund procesi gjyqësor ndaj policit Esmir Hodžić, i cili ishte vënë në qendër të vëmendjes publike pas ngjarjeve të muajit prill 2026. Gjykata ka marrë zyrtarisht aktgjykim refuzues, duke e liruar atë nga të gjitha akuzat për dhunë në familje.
Në fillim të muajit prill 2026, Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës (PIK) kishin ndërmarrë veprime ndaj Esmir Hodžić – i cili ishte i angazhuar si zyrtar policor në pikën kufitare në kuadër të stacionit policor në Radavac, me origjinë nga Vitomirica e Pejës – pas një denoncimi për dhunë në familje të bërë nga bashkëshortja e tij. Pas fazës së parë të hetimeve, atij i ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ishte suspenduar menjëhershëm nga detyra si masë standarde procedurale.
Pas një procesi sfidues ligjor, ku u mbrojt nga avokatja Aurora Mulhaxha, gjykata ka vendosur në favor të tij duke e hedhur poshtë akuzën përmes aktgjykimit refuzues.
Pas këtij vendimi, Hodžić ka shprehur mirënjohjen e tij duke theksuar se e vërteta dhe drejtësia në fund triumfojnë, teksa ka falënderuar nga zemra avokaten e tij Aurora Mulhaxha për profesionalizmin, përkushtimin dhe mbështetjen e saj gjatë gjithë këtij procesi.
