Insajderi
Lajme

Djali i Jakup Krasniqit: UÇK-ja, simbol i luftës sonë për liri

Insajderi
15 September 2026 - 17:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Djali i Jakup Krasniqit: UÇK-ja, simbol i luftës sonë për liri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të UÇK-së dhe luftës për çlirimin e Kosovës.

Krasniqi shkruan se UÇK-ja përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së shqiptarëve dhe se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike.

“UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e popullit shqiptar. Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri”, shkruan Krasniqi.

Ai shton se “asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike”.

“Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark