Insajderi
Lajme

Ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës do t’i kushtohet UÇK-së

Insajderi
15 September 2026 - 17:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës do t’i kushtohet UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës u ka kërkuar shkollave që ora e parë e mësimit nesër, më 16 shtator, t’u kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve.

Në shkresën e datës 15 shtator 2026, drejtorive të shkollave u është kërkuar që gjatë kësaj ore të trajtohen, në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, temat që lidhen me luftën e UÇK-së, sakrificën e qytetarëve për lirinë e Kosovës, si dhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Komunës, kjo nismë synon që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.

“Qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit tonë dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike”, thuhet në shkresë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark