Insajderi
Lajme

Aleanca: Pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme

Insajderi
15 September 2026 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aleanca: Pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca ka mbajtur të martën mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend, konsolidimi i brendshëm organizativ dhe procesi gjyqësor në Hagë.

Sipas njoftimit të Aleancës, gjatë pjesës së parë të mbledhjes është shqyrtuar dhe miratuar raporti i punës së Kryesisë, ndërsa është vlerësuar angazhimi në terren dhe organizimi i strukturave të partisë.

Në prag të vendimit që Gjykata Speciale pritet ta shpallë të mërkurën për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Këshilli i Përgjithshëm dhe strukturat e Aleancës kanë shprehur mbështetje për luftën e UÇK-së.

“Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht”, thuhet në njoftim.

Nga Aleanca kanë deklaruar se presin vendim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark