Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Gjermania në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për një rast që lidhet me narkotikë.
Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 15 shtator 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, shkruan Insajderi.
Personi kërkohej nga institucionet e drejtësisë në Kosovë nën dyshimin për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, për procedura të mëtejshme ligjore. /Insajderi.org/