Insajderi
Lajme

Policia kërkon largimin e protestuesve para objektit të gjykatës

Insajderi
16 September 2026 - 09:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon largimin e protestuesve para objektit të gjykatës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Hagë ka kërkuar nga protestuesit që të largohen nga objekti i gjykatës, aty ku pas një ore do të fillojë seanca për krerët e UÇK-së.

Forca të shtuara policore janë vënë re gjithandej Hagës sot, teksa perimetri i gjykatës u blindua qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Përballë me to janë vendosur mijëra shqiptarë, me flamuj e plisa në kokë, që po brohorasin për lirinë e çlirimtarëve.

Kujtojmë se seanca fillon në orën 10 dhe do të zgjasë dy orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark