Insajderi
Lajme

Gjykatësi Smith: Çështja s’ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK për Kosovën e pavarur, por me veprimet e të akuzuarve

Insajderi
16 September 2026 - 10:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykatësi Smith: Çështja s’ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK për Kosovën e pavarur, por me veprimet e të akuzuarve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjyqtari Charles Smith në hapje të seancës tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK’së dhe qëllimet e saj për pavarësimin e Kosovës.

“Ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve. Ka të bëjë vetëm me fakte dhe rrethana që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve. Kjo cështje s’ka të bëj me legjitimitetin e UCK’së dhe synimin e saj për një Kosovëe të pavarur. Nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër palës tjetër. Nuk ka të bëjë me krime që forcat dhe paramilitarët serbë kanë kryer kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje s’ka të bëjë me kurrfarë pretendimi për vetëmbrojtje”.

Trupi gjykues që po shqipton aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kryesohet nga gjykatësi Charles Smith.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark