Insajderi
Lajme

Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Insajderi
16 September 2026 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Speciale në Hagë ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999.

Në vijim të këtij konstatimi, trupi gjykues ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjyqtari Charles Smith, gjatë leximit të aktgjykimit, tha se incidentet e pretenduara pas kësaj date nuk mund të cilësohen si krime lufte, pasi konflikti i armatosur mes UÇK-së dhe forcave serbe kishte përfunduar.

“Në vijim të këtij konstatimi, trupi gjykues arriti në përfundimin se incidentet mbi të cilat bazohen akuzat për krime lufte, të cilat filluan pas 20 qershorit 1999, pra pas përfundimit të konfliktit të armatosur midis UÇK-së dhe forcave serbe… dhe pasi normat nuk zbatoheshin më për personat në fjalë, nuk mund t’i cilësojmë si krime lufte”, tha Smith.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark