Insajderi
Lajme

Gjykatësi: Veseli ishte përfshirë personalisht në kryerjen e krimeve dhe rastin e Behajdin Allaqit

Insajderi
16 September 2026 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykatësi: Veseli ishte përfshirë personalisht në kryerjen e krimeve dhe rastin e Behajdin Allaqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trupi Gjykues ka konstatuar se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi kryerjen e tyre, në përputhje me qëllimin e përbashkët me të akuzuarit e tjerë.

“Në lidhje me z. Veseli, Trupi Gjykues konstatoi se ishte kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët”, është thënë gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Sipas gjykatës, Veseli ishte i përfshirë personalisht në veprimtarinë e tij si shef i Drejtorisë së Zbulimit, veçanërisht në procesin e identifikimit të personave që konsideroheshin kundërshtarë.

“Veseli u përfshi personalisht si shef i Drejtorisë së Zbulimit. U përfshi personalisht në procesin e identifikimit të kundërshtarëve”, ka deklaruar Trupi Gjykues.

Gjyqtari Charles Smith ka përmendur edhe rastin e Behajdin Allaqit, duke thënë se Veseli ishte i përfshirë personalisht në këtë rast.

Sipas konstatimeve të gjykatës, Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte një nga anëtarët kyç në realizimin e tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark