Insajderi
Lajme

Britania e Madhe pas dënimeve në Hagë: Krenarë me rolin tonë më 1999-ën, vendimi nuk është mbi shtetësinë

Insajderi
16 September 2026 - 16:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Britania e Madhe pas dënimeve në Hagë: Krenarë me rolin tonë më 1999-ën, vendimi nuk është mbi shtetësinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Wood ka thënë se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor, duke theksuar përkushtimin britanik ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon, përcjell Insajderi.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e afërt e Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ai.

Wood ka përmendur edhe rolin e Britanisë së Madhe gjatë luftës së vitit 1999.

“Ne jemi krenarë për rolin që luajtëm së bashku me aleatët e NATO-s në ndihmën për parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, ka thënë ai.

Sipas tij, aktgjykimi i sotëm është një moment i rëndësishëm, por nuk lidhet me statusin shtetëror të Kosovës.

“Gjykimi i sotëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës është një moment i rëndësishëm, por nuk është gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj”, ka deklaruar Wood. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark