Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportonte një kallashnikov me autobus

Insajderi
17 September 2026 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportonte një kallashnikov me autobus
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është prangosur nga Policia e Kosovës te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, nën dyshimin se po tentonte të transportonte një armë zjarri përmes linjave të autobusëve.

Gjatë kontrollit të bagazhit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar në valixhen e të dyshuarit një armë automatike të llojit AK-47, si dhe 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Rasti është iniciuar si “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Mjeteve Plasëse”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark