Insajderi
Lajme

A do ta iniciojë PDK’ja zhbërjen e Gjykatës Speciale? Deklarohet Bedri Hamza

Insajderi
17 September 2026 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do ta iniciojë PDK’ja zhbërjen e Gjykatës Speciale? Deklarohet Bedri Hamza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja do të diskutojë sot për hapat që mund të ndërmarrë në raport me Gjykatën Speciale.

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së të enjten, Hamza tha se vendimi për veprimet konkrete do të merret pas diskutimit në organet e partisë.

“Ne do ta diskutojmë në detaje situatën dhe e kemi thënë që të gjitha format demokratike janë opsion. Ne thamë se do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim cilat janë qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.

I pyetur nëse PDK-ja do të iniciojë zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza tha se në shqyrtim mund të jenë të gjitha veprimet që lejohen me ligj dhe që janë demokratike.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore që janë në dispozicion, janë të mundshme”, u shpreh ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark