Insajderi
Lajme

Natyra Kuçi – Nasim Haradinajt: Jo more pse me u qetësu, nuk jemi të qetë jemi të mllefosur, le ta marrë vesh krejt bota

Insajderi
17 September 2026 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kuçi tha se nuk pajtohet me thirrjet për qetësi, duke theksuar se qytetarët janë të mllefosur dhe kanë të drejtë ta shprehin pakënaqësinë e tyre.

“Jo more, nuk jemi të qetë, jemi të mllefosur. Le ta marrë vesh krejt bota.” tha ajo në emisionin “Kosova Live” në T7

Ajo tha se, në një situatë të tillë, protestuesit duhet të kenë mundësi ta shprehin revoltën e tyre, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si Haradinaj iu drejtua masës gjatë protestës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark