Insajderi
Lajme

Ish-deputeti i LDK’së del me tri sugjerime se çka duhet të bëhet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së

Insajderi
17 September 2026 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-deputeti i LDK’së del me tri sugjerime se çka duhet të bëhet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka dalë me tri sugjerime se çka duhet të bëjnë institucionet e Kosovës pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Selmanaj ka kërkuar që Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës të mobilizohen për të ofruar mbështetje politike, juridike, financiare dhe profesionale për procesin në shkallën e Apelit, shkruan Insajderi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të koordinohen për një angazhim të gjerë diplomatik në qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes, me qëllim të adresimit të shqetësimeve lidhur me punën dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Si hap të tretë, Selmanaj ka propozuar që institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, veçanërisht SHBA-në dhe vendet mike, të angazhohen për, siç ka thënë ai, garantimin e pavarësisë dhe standardeve të barabarta të drejtësisë.

“Heqja e ndikimit të shtetit të Serbisë në punën e këtyre dhomave, duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka bërë thirrje për unitet institucional, mbështetje profesionale dhe angazhim të koordinuar politik e diplomatik.

“Pa mobilizimin dhe mbështetjen e madhe nga i gjithë aparati shtetëror i Kosovës, epilogu edhe në shkallën e Apelit mund të jetë negativ dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit tonë!”, ka shkruar ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark