Insajderi
Show

Anita Haradinaj: S’e kuptoj qeverinë pse s’ka mbledhur fakte për të ngritur aktakuzë kundër Serbisë

Insajderi
17 September 2026 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Anita Haradinaj: S’e kuptoj qeverinë pse s’ka mbledhur fakte për të ngritur aktakuzë kundër Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, ka rikthyer në vëmendje lirimin e bashkëshortit të saj nga Haga, para shumë vitesh. Vendim të njëjtë, ajo ka pritur edhe për katërshen e UÇK-së.

Në emisionin ‘Kosova Today’, ajo tha se i dhemb që në këtë proces nuk është fokusuar shteti, konkretisht Qeveria, dhe se pse nuk është punuar për të ngritur aktakuzë ndaj Serbisë..

“Nuk e kuptoj qeverinë e sotme, pse nuk ka mbledhë prova e fakte për të ngritur aktakuzë, shteti mbi shtetin. Kosova mbi Serbinë. I kemi masakrat e shumta, gra të dhunume…e kemi një luftë të Ushtrisë Çlirimtare, kur secili individ që e ka pasë një pushkë në shpi e ka kap qat pushkë me ruajt pragun e shpisë. Prandaj, më dhemb, pse shteti nuk është fokusu, konkretisht qeveria Kurti”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark