Insajderi
Showbiz

Leonora Jakupi zbulon se iu nënshtrua një ndërhyrjeje

Insajderi
17 September 2026 - 19:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Leonora Jakupi zbulon se iu nënshtrua një ndërhyrjeje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Leonora Jakupi ka reaguar pas shqetësimit të krijuar rreth gjendjes së syrit të saj, për të cilin është diskutuar së fundmi.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël në kapakun e sipërm të syrit.

Mjeku që realizoi procedurën ka shpjeguar se te Leonora ishte shfaqur një inflamacion në pjesën e sipërme të syrit.

Sipas tij, një gjendje e tillë mund të ndikohet nga prekja me duar, lotimi i syrit apo edhe pagjumësia.

“Te kapaku i sipërm te Leonora ishte një inflamacion, i cili mund të përshpejtohet nga kontakti me dorë, lotimi dhe pagjumësia”, ka deklaruar mjeku.

 Foto: Instagram

Ndërkohë, vetë artistja tha se ndërhyrja ka qenë shumë e shkurtër dhe se gjithçka ka kaluar pa probleme.

“Intervenimi ishte shumë i shpejtë”, ka thënë Leonora duke qetësuar kështu ndjekësit lidhur me gjendje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark