Insajderi
Insporti

“Me trajnerin aktual nuk ka më besim!” – Pas Rrahmanit, edhe Hadërgjonaj përplaset me FFK-në e Agim Ademit, lë Kombëtaren

Insajderi
17 September 2026 - 19:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me trajnerin aktual nuk ka më besim!” – Pas Rrahmanit, edhe Hadërgjonaj përplaset me FFK-në e Agim Ademit, lë Kombëtaren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas vendimit të kapitenit Amir Rrahmani për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër sulmeve nga njerëz të lidhur me FFK-në e kryetarit Agim Ademi, një tjetër goditje e fortë ka tronditur Kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, ka njoftuar publikisht se ka vendosur të mos jetë më në dispozicion të “Dardanëve” për sa kohë ekipit i prin stafi aktual teknik.

Nëpërmjet një deklaratë zyrtare të publikuar në rrjetin e tij social Instagram, Hadërgjonaj ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, duke shtuar se kjo nuk është një braktisje e Kosovës, por një reagim ndaj humbjes së respektit të ndërsjellë dhe besimit profesional me stafin teknik.

Deklarata e plotë e Florent Hadërgjonajt në Instagram:

“Pas shumë mendimi, kam marrë vendimin që, për momentin, të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e stafit aktual teknik.

Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Prej shtatë vitesh e gjysmë kam qenë pjesë e kësaj Kombëtareje dhe ta përfaqësoj Kosovën ka qenë dhe mbetet një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Jam krenar për çdo paraqitje dhe për gjithçka që kam dhënë për këtë fanellë.

Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kam zgjedhur të mos flas publikisht, por të vazhdoj punën time dhe të përgjigjem me paraqitjet e mia në klub. Besoj se forma dhe paraqitjet e mia flasin vetë.

Megjithatë, me kalimin e kohës është bërë e qartë për mua se me trenerin aktual nuk ekziston më baza e nevojshme e respektit të ndërsjellë dhe besimit për të vazhduar një bashkëpunim profesional. Për këtë arsye, kam arritur në një pikë ku duhet të vendos një kufi.

Dua ta bëj të qartë: ky nuk është tërheqje nga Kombëtarja dhe nuk është një vendim kundër Kosovës. Vendimi im lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik.

Për Kosovën do të jem gjithmonë krenar dhe i gatshëm të jap gjithçka, kur të ekzistojnë përsëri kushtet e duhura.

Bashkëlojtarëve të mi dhe Kombëtares i dëshiroj nga zemra çdo sukses.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark