Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate ka marrë pjesë në protestën që po mbahet në Prishtinë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Molliqaj ka thënë se protestat duhet të rriten dhe të shpeshtohen, në mënyrë që, sipas tij, politikanët të veprojnë.
“Duhet me u rrit, me u shpeshtu, në mënyrë që me vepru politikanët. Nuk janë tu e përfaqësu vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar Molliqaj.
Ai ka thënë se përshkallëzimi i protestave, për nga numri dhe sasia, është i domosdoshëm.
“E ftoj qytetarët me iu bashku protestave. Nuk munden gjykatat e padrejta me marrë vendime të drejta”, ka thënë Molliqaj.
Ndiqeni të plotë deklarimin e Molliqajt: