Insajderi
Lajme

Endrit Thaçi: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Insajderi
17 September 2026 - 22:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Endrit Thaçi: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë, gjatë protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai ka thënë se mbështetja e qytetarëve ndaj UÇK-së është e madhe, duke deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e pastër.

“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetjen, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, Ushtria është e pastër”, ka thënë Thaçi.

Ai ka falënderuar edhe mediat për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë protestës.

“Faleminderit edhe për mediat që janë treguar shumë bashkëpunuese, si dhe për punën e palodhshme që keni bërë”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark